Dhjetëra mijëra qytetar marrin pjesë në funeralin e presidentit të ndjerë Sejed Ebrahim Raisi në Teheran
(last modified 2024-05-22T14:08:12+00:00 )
May 22, 2024 16:08 Europe/Tirane

Ceremonia e funeralit të presidentit të ndjerë iranian Sejed Ebrahim Raisi u zhvillua sot paradite në Teheran me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra qytetarëve iranianë dhe më pas arkivolët janë dërguar në Sallonin e Krerëve të Vendeve Islame për shprehjen nderimeve të zyrtarëve të shteteve të tjera.

Dhjetëra mijëra iranianë u mblodhën në rrugët e Teheranit të mërkurën për t'iu bashkuar procesioneve funerale të presidentit Ebrahim Raisi dhe shoqëruesve të tij, i cili vdiq në një përplasje helikopteri të dielën.

Në qendër të qytetit, me dhjetëra mijëra njerëz që mbanin portrete të Sejed Ebrahim Raisit u mblodhën në dhe rreth Universitetit të Teheranit, ku udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Ali Khamenei kryeu ceremoninë e faljes së namazit të kufomave të Sejed Ebrahim Raisi dhe shoqëruesve të tij.

Në kryeqytet, pankarta të mëdha janë ngritur duke përshëndetur presidentin e ndjerë dhe duke e quajtur atë "dëshmor të shërbimit" dhe në këtë mënyrë i kanë dhënë lamtumirën e fundit presidentit të tetë të Iranit.

Kortezhet, të cilat do të marrin pjesë nga personalitete të huaja, janë planifikuar të nisen nga Universiteti dhe të shkojnë në sheshin e gjerë Enghelab në qendër të qytetit.

Ceremonitë e funeralit për presidentin e ndjerë iranian dhe shoqëruesit e tij filluan të martën me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra qytetarëve të veshur me të zeza të pranishëm në qytetin e Tabrizit dhe qendrën fetare të Kumit.

Nga Teherani, arkivolët do të zhvendosen në provincën e Khorasanit Jugor përpara se të transferohen në qytetin e lindjes së Raisit, Mashhad në verilindje të Iranit, ku ai do të varroset të enjten në mbrëmje pas ritualeve të varrimit në Mauzoleun e Imam Reza (a.s.).

Tags