May 28, 2024 11:00 Europe/Tirane
  • Irani dhe Omani vënë theksin mbi domosdoshmërinë e dërgimit të ndihmave urgjente në Gaza dhe ndalimin e gjenocidit të regjimit sionist

Ministri i Punëve të Jashtme të Sulltanatit të Omanit dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit theksuan ndjekjen e çështjes së dërgimit të ndihmave urgjente humanitare për popullin e Gazës dhe intensifikimin e presionit politik kundër regjimit sionist për të ndaluar gjenocidin.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit dhe delegacioni që e shoqëronte, të cilët udhëtuan për në Teheran për të shprehur ngushëllimet me rastin e martirizimit të Presidentit dhe Ministrit të Jashtëm, u takuan dhe biseduan me Ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit të hënën, më 27 maj 2024.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Ali Bagheri shprehu vlerësimet dhe falënderimet e tij për mesazhet dashamirëse të Sulltanit dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë të Sulltanatit të Omanit.

Duke theksuar se iniciativat e dëshmorëve Ajetullah Raisi, President i Iranit dhe Hossein Amir-Abdollahian, Ministrit të Punëve të Jashtme në avancimin e politikës së fqinjësisë kanë krijuar një bazë solide për marrëdhënie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ndërmjet vendeve të rajonit, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme shprehu shpresën që me vendosmërinë e fortë të liderëve të dy vendeve do të merren masa më serioze për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Lidhur me këtë, Ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Sejid Badr Albusaidi, duke kujtuar gjithashtu marrëdhëniet e tij miqësore dhe të ngushta me ministrin martir të Punëve të Jashtme të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, udhëtimin për në Iran dhe përcjelljen e ngushëllimeve të Sulltanit, të qeverisë dhe të popullit të Omanit për udhëheqjen, qeverinë dhe popullin e Iranit, ai i cilësoi një detyrë në kuadrin e marrëdhënieve të miqësisë, vëllazërisë dhe fqinjësisë mes dy vendeve dhe u lut për paqe dhe falje hyjnore për shpirtrat e dëshmorëve.

Ai i cilësoi marrëdhëniet mes Teheranit dhe Muskatit si të bekuara nga vullneti i hekurt i liderëve të dy vendeve dhe nga përpjekjet e zellshme të ministrit të pashoq martir dhe shprehu besimin e tij se të dy vendet do të ndjekin zhvillimin dhe promovimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me të njëjtën frymë dhe forcë.

 

Tags