Bagheri takohet me Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork
(last modified 2024-07-16T06:56:46+00:00 )
Korrik 16, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • Bagheri takohet me Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Ali Bagheri, i cili ka udhëtuar për në Nju Jork, ka takuar dhe biseduar me Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Dennis Francis.

Sipas IRNA, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, Ali Bagheri, të hënën në mbrëmje me orën lokale u takua me Dennis Francis, presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në këtë takim, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara vlerësoi rolin konstruktiv të Iranit në rajon, veçanërisht në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon përmes zhvillimit të marrëdhënieve me vendet fqinje. Në këtë takim, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme analizoi zhvillimet e fundit në Palestinë dhe Gaza dhe krimet e regjimit sionist. Bagheri bëri thirrje për shtimin e përpjekjeve efektive për të ndalur sulmet kundër popullit të Gazës dhe krimet e regjimit sionist në gjenocidin që po bën kundër popullit të Gazës. Në këtë takim, duke shpjeguar procesin e bashkëpunimit të Iranit me organizatat ndërkombëtare, ai vlerësoi përpjekjet e Asamblesë së Përgjithshme në trajtimin e sanksioneve të njëanshme. Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme, duke theksuar vazhdimin e masave kundër unilateralizmit, shprehu shpresën se përpjekje të tilla do të jenë të suksesshme. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit në krye të një delegacioni të hënën mbërriti në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit lidhur me Palestinën dhe gjithashtu në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në fushën e multilateralizmit.

Tags