Dita e Ashures, Irani Islamik, i zhytur në zi për Aba Abdullah al-Hussein (a.s.)
(last modified Tue, 16 Jul 2024 06:56:50 GMT )
Korrik 16, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • Dita e Ashures, Irani Islamik, i zhytur në zi për Aba Abdullah al-Hussein (a.s.)

Në të njëjtën kohë me afrimin e Ashures së Huseinit, i gjithë Irani Islamik është zhytur në zi për martirizimin e Hazretit Aba Abdullah al-Husein(AS).

Sot, e martë, 16 korrik 2024, është dita e dhjetë e muajit Muharrem të vitit 1446, përvjetori i martirizimit të prijësit të dëshmorëve, Hazretit Husein (as), Imamit të tretë të Shiitëve. Dita e Ashures për shiitët nënkupton kryengritjen e vërtetë të Imam Huseinit (AS), e cila ndodhi në vitin 61 hixhri ku Aba Abdullah Al-Hussein (AS) dhe 72 shokët e tij besnikë ranë dëshmorë. Sot, populli Iranit Islamik vajton dhe mban zi për shkak të Ashures së imam Huseinit duke marrë pjesë në xhami, në hosejnie dhe teqe, duke formuar grupe vajtimi, të cilët derdhin lot zie për prijësin e dëshmorëve dhe shokët e tij besnikë. Qëllimi i kryengritjes së Imam Huseinit ishte ringjallja e fesë. Prandaj, gjatë këtyre ditëve lexohet pelegrinazhi i Ashures dhe në kujtim të Ashures të vitit 61 hixhri, kur Imam Huseini (as)  fali namazin e drekës me xhemat, namazi i drekës së Ashures mbahen po me xhemat.

Tags