Lideri Suprem me rastin e Arbainit: Lufta kundër shtypjes po vazhdon
(last modified 2024-08-25T18:59:10+00:00 )
Gusht 25, 2024 20:59 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem me rastin e Arbainit: Lufta kundër shtypjes po vazhdon

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei deklaroi se lufta kundër shtypjes ka vazhduar që para epokës së Imam Huseinit (a.s), duke shtuar se kjo betejë ka marrë forma të ndryshme në periudha të ndryshme.

Ai i bëri komentet të dielën gjatë një ceremonie për Arbainin, ditën e 40-të pas martirizimit të Imam Huseinit (a.s), Imamit të tretë të myslimanëve shi'itë të botës.

Ajetollah Khamenei tha se beteja për drejtësi ka qenë e vazhdueshme midis frontit Huseinian, i cili po lufton kundër shtypjes, dhe frontit të padrejtësisë dhe shtypjes.

“Lufta mes frontit të Huseinit dhe frontit të Jezidit nuk mund të përfundojë”, shtoi ai.

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik theksoi gjithashtu se këto dy fronte kanë ekzistuar para epokës së Imam Huseinit, kanë vazhduar deri më sot dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen.

“Kjo luftë ka forma të ndryshme. Në epokën e shpatës dhe shtizës, ajo ka një formë tjetër. Në epokën e atomit dhe inteligjencës artificiale, ajo ka një tjetër formë. Por kjo luftë ekziston”, pohoi Ajetollah Khamenei.

 

Tags