Kanani: Javaid Rehman i ka ofruar shumë shërbime organizatës terroriste MEK
(last modified Tue, 27 Aug 2024 06:50:33 GMT )
Gusht 27, 2024 08:50 Europe/Tirane
  • Kanani: Javaid Rehman i ka ofruar shumë shërbime organizatës terroriste MEK

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani tha se raportet e përpiluara kundër Republikës Islamike nga Javaid Rehman, ish-raportues special i OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në Iran, kanë qenë shumë politike dhe të njëanshme, duke theksuar se Rehman i ka shërbyer organizatës terroriste MEK në shumë raste të ndryshme.

“Rehman i ka ofruar shumë shërbime organizatës terroriste anti-iraniane Muxhahedin-E-Khalk (MEK) dhe nuk pritej që ai të mos merrte pjesë në tubimin e organizatës terroriste”, ka shkruar Kanani në llogarinë e tij në rrjetin X.

Ai theksoi se rreshtimi i hapur dhe i dukshëm i Rehman me këtë grup terrorist nën titullin Raportues Special i OKB-së, u ishte njoftuar shumë herë autoriteteve të OKB-së.

 

Tags