Irani: Furnizuesit e armëve për regjimin sionist nuk kanë të drejtë të sanksionojnë Iranin
(last modified 2024-09-11T18:48:59+00:00 )
Shtator 11, 2024 20:48 Europe/Tirane
  • Irani: Furnizuesit e armëve për regjimin sionist nuk kanë të drejtë të sanksionojnë Iranin

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani, duke iu referuar sanksionimit të Iranit nga vendet që ofrojnë armë për regjimin sionist, ka thënë se ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë.

Duke shkruar të mërkurën në llogarinë e tij zyrtare në platformën X, Kanani pyeti: “Si i japin vetes të drejtën eksportuesit e armëve të ndaluara, raketave dhe bombave për regjimin sionist, i cili sulmon zonat urbane, shtëpitë dhe kampet e refugjatëve palestinezë të sanksionojnë Iranin me pretendimin absurd dhe të pabazë për shitjen e raketave?!”

Ai tha se Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Kanadaja dhe Australia janë përgjegjëse për imazhet e tmerrshme të kampit Al-Mawasi në KhanYunis pas bombardimit të tij nga regjimi sionist.

Irani ka hedhur poshtë me forcë akuzat e pabaza për transferimin e raketave iraniane në Rusi.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se "inteligjenca e gabuar dhe logjika e gabuar" kanë bërë edhe një herë që Shtetet e Bashkuara dhe trojka evropiane të vendosin sanksione kundër Republikës Islamike.

Shefi i diplomacisë iraniane shtoi: “Irani NUK i ka dorëzuar Rusisë raketa balistike. Pikë.”

“Të varurit nga sanksionet duhet të pyesin veten: si është në gjendje Irani të prodhojë dhe të shesë armë të sofistikuara? Sanksionet nuk janë një zgjidhje, por pjesë e problemit", tha Araghchi.

 

Tags