Irani nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon të dënohet sulmi terrorist në Mirjaveh
(last modified 2024-09-14T08:35:38+00:00 )
Shtator 14, 2024 10:35 Europe/Tirane
  • Irani nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon të dënohet sulmi terrorist në Mirjaveh

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara bëri thirrje që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të dënojë aktin e tmerrshëm terrorist të "Jaishul Zolm" dhe të zbatojë masat e duhura në përputhje me angazhimin e vendosur të kësaj organizate ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin.

Elementë të armatosur të lidhur me grupin terrorist "Jaishul Zolm" sulmuan një automjet të policisë së Republikës Islamike të Iranit në një pikë karburanti në rajonin Mirjaveh të provincës Sistan dhe Baluchistan, në juglindje të Iranit. Rojet kufitare dhe oficerët e policisë ishin duke u furnizuar me karburant. Ky akt i urryer ka çuar në martirizimin e tre personave dhe plagosjen e njërit prej rojeve të kufirit. Sipas IRNA, "Amir Saeed Irvani", ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, i shkroi në një letër Këshillit të Sigurimit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në lidhje me historinë e vazhdueshme të dhunës dhe akteve terroriste të "Jaishul Zolm", kundër civilëve të pafajshëm iranianë dhe forcave policore. Republika e Iranit Islamik kërkon nga Këshilli i Sigurimit të dënojë me forcë këtë akt të urryer terrorizmi dhe të marrë masat e duhura në përputhje me angazhimin e saj të vendosur për të luftuar terrorizmin, tha Irvani.  Grupi terrorist "Jaishul Zolm", anëtarët e të cilit e quajnë veten "Jaish al-Adl", deri më tani ka marrë përgjegjësinë për disa vrasje, atentate dhe sulme terroriste në juglindje të Iranit.

Tags