Irani: Pretendimi i Sky News në lidhje me raketat iraniane, është një tregim imagjinar
(last modified 2024-09-15T14:44:15+00:00 )
Shtator 15, 2024 16:44 Europe/Tirane
  • Irani: Pretendimi i Sky News në lidhje me raketat iraniane, është një tregim imagjinar

Parstoday- Ambasada e Iranit në Londër mohoi pretendimin e kanalit televiziv Sky News për transferimin e raketave iraniane në Rusi dhe theksoi: "Ky veprim i Sky News nuk bazohet në një qasje profesionale mediatike, por është thjesht një tregim aventureske dhe tërësisht i sajuar".

Kanali Sky News në një raport të tij pretendoi: "Imazhet satelitore tregojnë një anije mallrash me flamur rus, e dyshuar se mbante raketa balistike nga Irani".

Sipas Parstoday, ambasada iraniane në Londër përmes një njoftimi theksoi: "Në këtë imazh nuk ka asnjë foto të raketës, asnjë provë të ngarkimit ose shkarkimit të raketës, madje as destinacionin e raketës. Ata thonë se Irani ka dërguar raketa në Rusi vetëm duke iu referuar një fotoje të një anijeje në port".

Duhet të theksohet se zyrtarët iranianë dhe rusë e kanë hedhur poshtë vazhdimisht pretendimin për bashkëpunim ushtarak në lidhje me luftën në Ukrainë dhe e kanë cilësuar atë tërësisht të pabazë.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Sejed Abbas Araghchi, po ashtu deklaroi më herët duke publikuar një mesazh në rrjetin social X: "Irani nuk ka dërguar raketa balistike në Rusi. Fund!".

Tags