Irani arreston tre terroristë të ISIS-it që po planifikonin një sulm
Tetor 05, 2024 21:04 Europe/Tirane
Forcat iraniane të rendit arrestuan tre terroristë të grupit takfirist ISIS në qytetin Noshahr në provincën Mazandaran, në veri të vendit, duke penguar kështu sulmin e planifikuar prej tyre.
Shefi i policisë së qytetit Noshahr tha këtë të shtunë, më 5 tetor, se terroristët po planifikonin të kryenin një sulm kundër një pike të njohur turistike në qytet.
Terroristët u pikasën dhe më pas u kapën nga policia e Noshahr, pas një ndërhyrjeje në kohë, tha zyrtari iranian.
Shërbimet e inteligjencës iraniane arrestuan këtë vit katërmbëdhjetë anëtarë të grupit terrorist ISIS, të cilët ishin të pranishëm në katër provinca të vendit përkatësisht Teheran, Alborz, Fars dhe Khuzestan.