Boruxherdi thekson për nevojën e kthimit të grupit Monafekin në listën e grupeve terroriste
(last modified Sun, 10 Jul 2016 15:45:42 GMT )
Korrik 10, 2016 17:45 Europe/Tirane
  • Boruxherdi thekson për nevojën e kthimit të grupit Monafekin në listën e grupeve terroriste

Kryetari i Komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në parlamentin e RII, ka theksuar për nevojën e kthimit të grupit Monafekin në listën e grupeve terroriste.

Z. Alaudin Boruxherdi në lidhje me takimin e mbajtur të shtunën në Paris për shfaqjen e krimeve të grupit terrorist Monafekin, ka thënë: Sot armiqtë e Iranit me mbështetjen e Al Saudit dhe shpenzimit të miliardave dollarëve dhe përfitimin e disa shteteve përmes ryshfeteve, dëshirojnë të përfitojnë nga ky grup terrorist. Kryetari i Komisionit për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme në parlamentin e RII ka shtuar: RII do të bëjë çdo përpjekje për të rikthyer këtë grup në listën e grupeve terroriste me qëllim parandalimin e këtij grupi terrorist që të veprojë kundër vendeve të rajonit. Boruxherdi po ashtu në lidhje me takimin e sotëm të tij me Richard Hovit, deputet i parlamentit evropian në Teheran, ka thënë: Evropianët rrezikun nga terrorizmi e konsiderojnë si serioz dhe tepër shqetësues dhe kërkojnë nga Irani ndihmë dhe bashkëpunim në luftën kundër këtij fenomeni të rrezikshëm.

 

Tags