Zarif: Prania e Fejsal në takimin e grupit terrorist Monafekin, mungesë zgjuarsie
(last modified Tue, 12 Jul 2016 19:23:36 GMT )
Korrik 12, 2016 21:23 Europe/Tirane
  • Zarif: Prania e Fejsal në takimin e grupit terrorist Monafekin, mungesë zgjuarsie

Ministri i jashtëm i RII, praninë dhe pjesëmarrjen e ish kreut të shërbimit informativ të Arabisë Saudite në takimin e grupit terrorist Monafekin në Paris, e quajti mungesë zgjuarsie dhe përgjegjësie nga ana e princit Fejsal.

Muhamed Xhavad Zarif, në prag të vizitës së tij në Kazakistan, reagoi ndaj pjesëmarrjes së Turki Fejsal në takimin e grupit terrorist Monafekin në Paris dhe tha: Lajmi i pjesëmarrjes së Fejsal në këtë takim tregon mungesën e përgjegjësisë së të tillë njerëzve të cilët të ardhmen e tyre ashtu si diktatori Sadam Husein, e lidhin me terroristët. Siç vuri në dukje ministri i jashtëm i RII, Turki Fejsal ka qenë formues i grupit Al Kaida dhe Taleban dhe ka gisht në shumë prej intrigave të regjimit Al Saud. Zarif shprehu keqardhjen për shkak se Franca ka organizuar takimin e grupit Monafekin në Paris dhe tha: Prania e grupit terrorist Monafekin në Francë ka vite që ka filluar dhe ata të cilët marrin pjesë në të tilla takime mbështesin terroristët dhe kjo nuk është diçka e re pasi është pjesë e politikës së tyre. Vlen të theksohet se Muhamed Xhavad Zarif k shkuar në Kazakistan për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve që lagen nga deti Kaspik.

 

Tags