Deklaratat idiote të Adel Al Xhubeir ndaj Iranit
(last modified Thu, 08 Sep 2016 17:19:43 GMT )
Shtator 08, 2016 19:19 Europe/Tirane
  • Deklaratat idiote të Adel Al Xhubeir ndaj Iranit

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, duke injoruar rolin e vendit të tij në përhapjen e terrorizmit në botë, akuzoi Iranin për përkrahje të terrorizmit.

Është e qartë se deklaratat e përsëritura dhe idiote të ministrit të jashtëm saudit janë pasojë e disfatave të planeve të Arabisë Saudite në rajonin e Azisë perëndimore. Dështimi i politikës së Arabisë Saudite në Siri megjithë shpenzimin e miliarda dollarëve dhe shfrytëzimin e mijëra terroristëve mercenarë për të përmbysur qeverinë e Sirisë si dhe dështimi i regjimit Al Saud në agresionin 17 mujor për të shtypur popullin revolucionar të Jemenit, janë disa nga disfatat e Arabisë Saudite në politikën e saj rajonale. Edhe në luftën e naftës kundër Iranit, Arabia Saudite doli humbëse dhe përpjekjet e Riadit për të tu përballur me deficitin buxhetor dëshmojnë qartë për këtë dështim. Edhe suksesi i marrëveshjes bërthamore ka ndikuar në shtimin e agresivitetit të sundimtarëve sauditë kundër Iranit. Gjatë viteve të fundit, regjimi Al Saud i kë përqendruar politikat e tij në armiqësinë ndaj Iranit dhe rrënja e kësaj armiqësie është rivaliteti me RII për të shtrirë ndikimin në rajonin e Lindjes së Mesme dhe për të drejtuar zhvillimet rajonale. Në rivalitetin me Iranin, Arabia Saudite ka shfrytëzuar çdo mjet si krijimi i grupeve të ndryshme terroriste, financimi dhe armatosja e terroristëve, përkrahja për grupin terrorist Monafekin (MKO), shfrytëzimi politik i Haxhit etj. Për askënd në botë nuk është i fshehtë roli i Arabisë Saudite në sponsorizimin e terrorizmit. Feri Zakaria, analist amerikan, shkruan në Uashington Post se kultivimi i mendimit vehabist është shkaku i përhapjes së ekstremizmit dhe terrorizmit në botë. Medresetë vehabiste janë qendra të përhapjes së ekstremizmit dhe shumica e atyre që studiojnë në këto medrese inkuadrohen në grupe terroriste si ISIS, Al Kaida dhe Taliban duke vrarë njerëz të pafajshëm në Siri, Irak dhe Jemen. Dosja e Arabisë Saudite është e mbushur me raste të shumta të përkrahjes së terrorizmit në Siri, Irak, Liban, Jemen dhe Bahrejn dhe duke akuzuar të tjerët regjimi Al Saud nuk mund të mbulojë këtë dosje të zezë krimesh. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit i cilësoi të papranueshme e të pabaza akuzat e ministrit të jashtëm saudit dhe theksoi:'' Akuzat qesharake të një personi të krisur si Adel Al Xhubeir, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, sipas të cilit Irani përkrah terrorizmin dhe Al Kaidën, bëhen në një kohë kur anëtarët e grupeve terroriste dhe mizore si Al Kaida, ISIS, Taliban etj, ose janë shtetas të Arabisë Saudite, ose janë ndikuar nga rryma vehabiste që i ka rrënjët në Arabinë Saudite. Krizat dhe trazirat nga të cilat po vuajnë sot popujt e rajonit janë pasojë e ndërhyrjeve të huaja dhe e këmbënguljes së përkrahësve të ideologjisë së errët të vehabizmit për t'ju imponuar popujve muslimanë idetë dhe mendimet e tyre të errëta që konsistojnë në zhdukjen e çdo gjëje humane. Lufta në Jemen, tragjedia në Mina dhe përkrahja e terroristëve të njohur në Irak dhe Siri janë dosja e zezë e sundimtarëve sauditë, të cilët për të mbuluar krimet e tyre akuzojnë të tjerët.''

 

Tags