Vija politike e Al Saud konsiston në krijimin e përçarjeve mes popujve myslimanë
(last modified Mon, 12 Sep 2016 05:49:18 GMT )
Shtator 12, 2016 07:49 Europe/Tirane
  • Vija politike e Al Saud konsiston në krijimin e përçarjeve mes popujve myslimanë

Përfaqësuesi i Liderit Suprem për çështjet e Haxhit dhe pelegrinazhit ka thënë se politika e Arabisë Saudite konsiston në krijimin e përçarjeve mes popujve myslimanë.

Ali Gazi Asgar, i pranishëm në ceremoninë e përkujtimit të martirëve iranianë në tragjedinë e Minasë, ceremoni e cila u mbajt në Teheran, pasi hodhi poshtë pretendimet e Arabisë Saudite se Teherani mundohet të përçajë myslimanët, tha se në plan të parë të politikës së Arabisë Saudite është krijimi i përçarjes në ummetin islam me qëllim që Al Saud të mbulojë gabimet, neglizhencën dhe paaftësinë e tij në administrimin e ceremonisë së Haxhit. Përfaqësuesi special i liderit suprem për çështjet e Haxhit dhe pelegrinazhit, citoi një thënie të imam Khomeinit (ra) i cili ka theksuar në miqësinë dhe unitetin mes shiitëve dhe sunitëve dhe tha se kjo thënie tregon se Irani gjithmonë kërkon unitetin e botës islame, mirëpo Al Saud, ceremoninë e Haxhit e përdor për interesa politike. Gazi Asgar ndër të tjera tha: Pushtetarët Al Saud gjatë ceremonisë së Haxhit, ofendojnë shiitët dhe sunitët dhe haxhinjtë iranianë i quajnë të pafe në një kohë kur vizitorët kanë shkuar për të vizituar Shtëpinë e Zotit dhe ky pelegrinazh nuk është i veçantë për shiitët. Sa i përket pengesave të Arabisë Saudite për të trajtuar problemet e myslimanëve gjatë ceremonisë së Haxhit, z. Asgar tha: Këto pengesa bëhen në kohën kur haxhi është mundësia më e mirë për të gjetur zgjidhje për çështje si Palestina, Iraku, Libani, Jemeni, Bahrejni dhe vende të tjera islame. Përfaqësuesi i liderit suprem për çështjet e Haxhit dhe pelegrinazhit foli mbi vdekjen e 7 mijë haxhinjve mes tyre 464 pelegrinëve iranianë në ngjarjen e Minasë dhe tha; Këta njerëz kanë rënë viktima për shkak të paaftësisë së regjimit Al Saud në administrimin dhe drejtimin e ceremonisë së Haxhit.

Tags