Zarif: Irani është treg i sigurt për investitorët e huaj
(last modified Wed, 07 Dec 2016 10:56:51 GMT )
Dhjetor 07, 2016 11:56 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani është treg i sigurt për investitorët e huaj

Irani është një prej vendeve më të sigurta të rajonit për investitorët dhe tregtarët e huaj.

Kështu deklaroi sot Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtë i Republikës Islamike të Iranit gjatë një simpoziumi tregtar mes Iranit dhe Japonisë të mbajtur në Tokio. Me këtë rast shefi i diplomacisë iraniane tha se Irani dhe Japonia kanë fusha dhe mundësi të shumta bashkëpunimi ekonomik. Zarif tha se Irani është i interesuar që të ketë bashkëpunim ekonomik me vendet e botës ndërkohë që Irani është korridor që lidh veriun me jugun nëpërmjet portit Bandar Abas dhe Azinë qendrore nëpërmjet portit Çabahar. Ministri Zarif tha se Iranit dhe Japonia mund të bashkëpunojnë gjerësisht në luftës kundër lëndëve narkotike në Afganistan. Duke folur mbi çështjen e terrorizmit dhe kërcënimet që vijnë nga ky fenomen, Zarif tha se siguria e lartë në Iran krijon rast të volitshëm për investitorët dhe tregtarët e huaj dhe këtë mund të shfrytëzojnë tregtarët dhe afaristët japonezë. Muhamed Xhavad Zarif pritet të takohet me Shinzo Abe kryeministër i Japonisë dhe me shumë funksionarë të tjerë të këtij vendi.

Tags