Arabia Saudite fton zyrtarisht Iranin për pjesëmarrje në ceremoninë e Haxhit
(last modified Tue, 10 Jan 2017 08:01:01 GMT )
Janar 10, 2017 09:01 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite fton zyrtarisht Iranin për pjesëmarrje në ceremoninë e Haxhit

Përfaqësuesi i liderit suprem për çështjet e Haxhit dhe pelegrinazhit njoftoi se Arabia Saudite ka dërguar zyrtarisht ftesë që pelegrinët iranianë të marrin pjesë në ceremoninë e ardhshme të haxhit.

Hoxhatul’eslam Sejed Ali Gazi Asgar, pasi vuri në dukje se në Arabinë Saudite do të dërgohet një delegacion iranian për të shqyrtuar mënyrën e organizimit të ceremonisë së Haxhit tha se për momentin janë përgatitur kushtet për bisedime me funksionarët e Haxhit në Arabinë Saudite. Ai e cilësoi të domosdoshme përshpejtimin e punës për hartimin e pikave për të cilat do të diskutohet nga komitetet eksperte të të dyja palëve. Përfaqësuesi i liderit suprem për çështjet e Haxhit dhe pelegrinazhit, tha se në takimin e ardhshëm do të parashtrohet çështja e martirëve iranianë në tragjedinë e Minasë. Për shkak të neglizhencës së autoriteteve të regjimit Al Saud të Arabisë Saudite në tragjedinë e Minasë në vitin 2015 humbën jetën mbi 7 mijë pelegrinë mes tyre 477 pelegrinë iranianë.

Tags