Përurohet "Kulla e Teknologjisë Ibne Sina" në Teheran
Kulla e Teknologjisë Ibne Sina u përuruar në një ceremoni të organizuar në Teheran me pjesëmarrjen e Is'hak Xhahangiri, zv/presidentit të parë të Republikës Islamike të Iranit dhe Sorna Satari, këshilltari i presidentit iranian për shkencë dhe teknologji.
Qendra e teknologjisë "Ibne Sina" në Universitetin Amir Kabir të Teheranit është e pajisur me laboratorë modernë dhe në këtë qendër janë vendosur 51 kompani shkencore dhe prodhojnë 100 produkte tregtare. Husejn Husejni Tudasheki, drejtori i përgjithshëm i teknologjisë dhe zhvillimit shkencor në Universitetin Industrial Amir Kabir, në këtë ceremoni deklaroi: "Ky kompleks është themeluar për tu vendosur aty kompanitë teknologjike dhe shkencore, si dhe disa qendra të tjera që merren me studime shkencore dhe teknologjike në kuadër të Universitetit Amir Kabir.