Boruxherdi: Irani ka vullnet serioz për zgjerimin e marrëdhënieve me Bosnjën
Delegacioni parlamentar iranian i kryesuar nga Alaudin Boruxherdi deklaroi Irani ka vullnet serioz në zgjerimin e marrëdhënieve me Bosnje Hercegovinën.
Alaudin Boruxherdi kryetar i komisionit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare në parlamentin islamik të Iranit, në takimin që pati me autoritetet boshnjake në Sarajevë, shprehu mbështetjen dhe vullnetin serioz të Republikës Islamike të Iranit për zgjerimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme me Bosnjën. Mirko Sharovic ministër i jashtëm dhe i marrëdhënieve ekonomike të Bosnjës në këtë takim shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Ai shprehu idenë e heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Iranit dhe të Bosnjës dhe shpresoi se kjo masë do të ndikojë në forcimin e bashkëpunimit tregtar dhe turistik mes Iranit dhe Bosnjës. Gjatë qëndrimit në Bosnjë, kryetari Boruxherdi u takua me kryetarin e komisionit të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare në parlament dhe me kreun e parlamentit. Në kuadër të vizitës së tij në Ballkan, Alaudin Boruxherdi ditën e enjte mbërriti në Sarajevë.