Boruxherdi: Trump ka probleme me shumë palë në botë
(last modified Fri, 17 Mar 2017 19:14:01 GMT )
Mars 17, 2017 20:14 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Trump ka probleme me shumë palë në botë

Kryetari i komisionit për politikë të jashtme dhe siguri kombëtare në parlamentin islamik të Iranit ka thënë se presidenti amerikan jo vetëm me Iranin por ai ka probleme edhe me shumë vende të tjera të botës si Meksika, Kina, NATO dhe vendet evropiane.

Në një intervistë dhënë gazetës Oslobodenje të Bosnjës, Alaudin Boruxherdi deklaroi se Donald Trump edhe brenda në Amerikë ka probleme me politikanët, gjykatat dhe median amerikan për shkak të lëshimit të dekreteve të tij dhe anulimit të këtyre dekreteve nga ana e gjykatave. Sa i përket marrëveshjes bërthamore z. Boruxherdi tha se nëse Amerika nuk zbaton angazhimet dhe zotimet e saj në radhë të parë ata që pësojnë më shumë dëme janë kompanitë amerikane. Prej 9 Marsit, kryetari i komisionit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare në parlamentin islamik të Iranit, ndodhet për një vizitë në Bosnje Hercegovinë.

 

 

 

Tags