Kasemi: Kriza e Katarit rezultat i samitit të Rijadit
(last modified Mon, 12 Jun 2017 18:58:14 GMT )
Qershor 12, 2017 20:58 Europe/Tirane

Irani thotë se kriza që ka përfshirë Katarin dhe disa vende të tjera arabe është pasojë e samitit të organizuar në Rijad muajin e kaluar.

Në një konferencë shtypi të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII z. Behram Kasemi duke folur rreth takimit të mbajtur në kryeqytetin saudit me praninë e presidentit amerikan Donald Trump, tha se ngjarja, duke qenë "e parakohshme dhe me përbërje të gabuar të mysafirëve", ishte e detyruar të shkaktojë pasoja të pakëndshme. Ky samit që u mbajt më 21 maj ku Trump mbajti një fjalim me qëllime konfliktuoze duke u bërë thirrje vendeve pjesëmarrëse, ku disa prej të cilave njihen si sponsorë të grupeve të dhunshme terroriste për të punuar kundër terrorizmit dhe gjithashtu për të izoluar Iranin, i cili nuk ishte i pranishëm në samitin. Trump gjithashtu nënshkroi një marrëveshje armësh me Arabinë Saudite me vlerë 110 miliardë dollarë gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin saudit. Më vonë, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni, Maldivet dhe Egjipti shkëputën lidhjet me Katarin, duke akuzuar Dohën për mbështetjen e terrorizmit,  akuzë të cilën qeveria e Katarit e mohon. Kasemi po ashtu tha se Irani është duke studiuar dokumentet që kërkohen të nënshkruhen për të hyrë në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait, por tha se procesi do të jetë i gjatë. Irani është aktualisht shtet vëzhgues në aleancën e rëndësishme ekonomike dhe të sigurisë. Kina ka mbështetur anëtarësimin e Iranit në këtë organizatë, e cila u formua në vitin 2001 nga udhëheqësit e Kinës, Kazakistanit, Kirgistanit, Rusisë, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit për të frenuar ekstremizmin në rajon dhe për të rritur sigurinë kufitare. Kasemi gjithashtu iu referua edhe sulmeve terroriste në Teheran të mërkurën e kaluar dhe i përshkroi ato si "ushtarakisht të papërpunuara dhe të pavlera ..., të bëra për të krijuar alarm dhe terror dhe për të mundësuar shfrytëzimin politik". Duke folur rreth çështjes së sulmeve të fundit amerikane ndaj forcave siriane, Kasemi tha se, duke kryer sulme, Uashingtoni po përpiqet të "blejë kohë për terroristët, kur ata përfundojnë në situata të padëshirueshme".

 

Tags