Ruhani: Irani synon paqen dhe stabilitetin në rajon
(last modified Sun, 02 Jul 2017 11:15:34 GMT )
Korrik 02, 2017 13:15 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani synon paqen dhe stabilitetin në rajon

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani synon vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe mënjanimin e komploteve të armiqve.

Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të dielën në takimin e përgjithshëm të sistemit juridik të Iranit të zhvilluar në Teheran, deklaroi: "Armiqtë synojnë të destabilizojnë dhe të kërcënojnë paqen dhe të pengojnë zhvillimin në rajonin e Lindjes së Mesme në mënyrë që të mund të shesin sa më shumë armë dhe të shtojnë pretekstet e tyre për të vazhduar praninë e vet në rajonin e Lindjes së Mesme". Z. Ruhani tha se politika e Iranit është pengesë për shtrirjen e depërtimit dhe hegjemonisë së Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme dhe shtoi: "Qëllimi i politikës së jashtme të Iranit është vendosja e Evropës, Kinës dhe Rusisë përball ambicieve hegjemoniste të Amerikës dhe dënimi i politikave ndërhyrëse të Uashingtonit". Presidenti i Iranit në vazhdim vuri në dukje dështimin e planit të Amerikës në KS të OKB në lidhje me rezolutën 2231 dhe raketat e Iranit dhe deklaroi: "Evropa, Kina dhe Rusia dhe vendet e tjera kanë kundërshtuar tërësisht këtë plan të Amerikës". Presidenti iranian në vazhdim vuri në dukje sabotimet e Amerikës në zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe tha: "Irani kurrë nuk ka bashkëpunua me Amerikën dhe sabotimet e Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore vazhdimisht janë kundërshtuar nga Rusia, Kina dhe Evropa".

Tags