Mars 10, 2023 16:29 Europe/Tirane

Zv/shefi i Sistemit Gjyqësor të Iranit ka kërkuar nga vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait që të bashkëpunojnë me autoritetet iraniane për në përndjekjen dhe dënimin e autorëve të atentatit terrorist ndaj gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani.

Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i ndjerë i forcës "Kods" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, së bashku me Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shefin e organizatës së mobilizimit popullor "Hashd Sha'bi" të Irakut dhe tetë shoqëruesve të tjerë, u vra më 3 janar të vitit 2020 në afërsi të aeroportit të Bagdadit, nga një sulm terrorist të forcave amerikane të kryer me urdhër të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se në ditën e parë të takimit të shefave të Gjykatave të Larta të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait në Nju Delhi të Indisë, Hoxhatul-Islam Muhamed Mosadegh, zv/shefi i Sistemit Gjyqësor të Iranit, duke dënuar sulmin terrorist ndaj dëshmorit gjeneral Kasem Sulejmani, theksoi: "Autori kryesor i këtij krimi terrorist si president i një vendi e ka pohuar kryerjen e këtij krimi. Prandaj, është e nevojshme që vendet të cilat janë të zotuara për zbatimin e drejtësisë, le të bashkëpunojnë për zbatimin e drejtësisë dhe vendosjen nën përndjekje dhe dënimin e autorëve të vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmani".

Tags