Lufta kundër terrorizmit kërkon përpjekje kolektive të të gjitha shteteve
(last modified Wed, 05 Jul 2017 18:49:41 GMT )
Korrik 05, 2017 20:49 Europe/Tirane
  • Lufta kundër terrorizmit kërkon përpjekje kolektive të të gjitha shteteve

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit z. Alaudin Boruxherdi tha të mërkurën se zgjerimi i terrorizmit është një rrezik për sigurinë e të gjitha vendeve dhe shtoi se lufta kundër terrorizmit kërkon bashkëpunim kolektiv të të gjitha shteteve.

Ai i bëri këto deklarata në takimin me ambasadorin meksikan në Teheran Alfonso Zegbe. Boruxherdi shprehu kënaqësinë për trendin në rritje në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore midis Iranit dhe Meksikës. Ai shtoi se ekzistojnë kapacitete të mira në arena të ndryshme dhe parlamenti po mbështet konsolidimin dhe forcimin e lidhjeve midis dy vendeve, veçanërisht në fushën parlamentare. Ambasadori Zegbe gjithashtu nënvizoi zhvillimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe tha se në vitet e fundit u shfaqën mundësi të mira në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare, të cilat mund të përdoreshin në drejtim të konsolidimit të lidhjeve, veçanërisht marrëdhëniet midis parlamenteve të Meksikës dhe Iranit . Ai bëri thirrje për më shumë njohje të biznesmenëve të të dy vendeve dhe tha se kjo mund të jetë një prelud për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike. Zegbe gjithashtu nënvizoi për vazhdimin e konsultimeve dhe dialogëve midis zyrtarëve të dy vendeve në qarqet ndërkombëtare

 

Tags