Velajati: Irani nuk është i shqetësuar me sanksionet e Amerikës
(last modified Tue, 25 Jul 2017 15:48:58 GMT )
Korrik 25, 2017 17:48 Europe/Tirane
  • Velajati: Irani nuk është i shqetësuar me sanksionet e Amerikës

Këshilltari i Liderit suprem të Revolucionit islamik për çështje ndërkombëtare, duke theksuar se Amerika në 38 vitet e fundit nuk ka vepruar me qëllim të mirë përballë RII, ka shtuar: Irani nuk është i shqetësuar me vendosjen e sanksioneve të reja nga Amerika.

Ali Akbar Velajati të martën duke folur në lidhje me përpjekjet e Uashingtonit për vendosjen e sanksioneve të reja kundër RII dhe Rusisë, ka thënë: Irani duke pasur besim në vetvete dhe duke pasur lidhje të mira me shumë vende të botës siç janë Rusia dhe Kina, do të arrijë të zgjidhë cdo problem. Anëtarët e Senatit amerikan më 15 korrik kanë vendosur sanksione të reja kundër Iranit dhe në bazë të kësaj ata pritet të vendosin sanksione edhe kundër Rusisë. Anëtarët e Dhomës përfaqësuese dhe të Senatit amerikan të shtunën kanë arritur marrëveshje që të miratojnë projektligjin për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit. Niki Heili, përfaqësuese e përhershme e SHBA në OKB, duke folur në lidhje me përkrahjen e Iranit dhe Rusisë për qeverinë e presidentit sirian Bashar Asad në luftën gjashtë vjeçare në Siri kundër terroristëve, ka shtuar: Trump dhe ekipi i tij janë duke shqyrtuar mundësitë e vendosjes së sanksioneve të reja kundër Iranit dhe Rusisë për shkak të mbështetjes ndaj Sirisë. Kriza në Siri ka filluar në vitin 2011 me sulmet masive të terroristëve të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre siç është Turqia, me qëllim rrëzimin e qeverisë legjitime të Bashar Asad.

 

Tags