Terrorizmi shkaktoi vuajte për të gjithë popujt dhe fetë
(last modified Sun, 17 Sep 2017 08:30:19 GMT )
Shtator 17, 2017 10:30 Europe/Tirane
  • Terrorizmi shkaktoi vuajte për të gjithë popujt dhe fetë

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se terrorizmi si një prej të këqijave më të mëdha të rajonit dhe botës, ka shkaktuar vuajtje për të gjithë popujt dhe për të gjithë fetë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, të dielën në një takim me të krishterët e kishës St. Mary Church të Orumijes në veriperëndim të Iranit, deklaroi se terroristët duhet të dëbohen nga rajoni nën hijen e unitetit dhe shtoi: "Përveç myslimanëve në Siri dhe Irak, edhe të krishterët ndodhen në kushte kritike dhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme për shkak të terrorizmit". Z. Larixhani në vazhdim vuri në dukje përkushtimin e deputetëve të Parlamentit Islamik ndaj qendrave fetare dhe tha: "Në Kushtetutën e Iranit i është dhënë rëndësi e veçantë besimtarëve të krishterë dhe kjo buron nga një burim ideologjik". Yonatham Betkolia, përfaqësuesi i të krishterëve asiri në Parlamentin e Iranit, deklaroi: "Respektimi i të drejtave të minoriteteve fetare në Iran është për të marrë shembull dhe një realitet i pamohuar, prandaj pretenduesit e të drejtave të njeriut duhet të kenë parasysh këtë çështje".

Tags