Zarif dhe Mogherini diskutojnë bashkëpunimin e ndërsjellë
(last modified Wed, 20 Sep 2017 17:42:05 GMT )
Shtator 20, 2017 19:42 Europe/Tirane
  • Zarif dhe Mogherini diskutojnë bashkëpunimin e ndërsjellë

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif dhe përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini, u takuan të mërkurën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku biseduan për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Të dy palët diskutuan Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit, pasi Mogherini shprehu mbështetjen dhe angazhimin e BE ndaj marrëveshjes bërthamore. Konsultimet diplomatike të Mogherinit dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë evropianë, duke përfshirë edhe presidentin francez, Emmanuel Macron në Nju Jork, janë në mbrojtje të marrëveshjes bërthamore të Iranit me vendet anëtare të G 5+1, ndërsa fjalimin e së martës të presidentit të SHBA Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e kanë quajtur "turpi  i Amerikës". Donald Trump në fjalimin e mbajtur në AP të OKB, përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e quajti një marrëveshje të tmerrshme dhe objekt turpi për Amerikën.

 

Tags