Ngushëllime me rastin e Tasuas husejniane
(last modified Fri, 29 Sep 2017 17:41:53 GMT )
Shtator 29, 2017 19:41 Europe/Tirane
  • Ngushëllime me rastin e Tasuas husejniane

Në natën e Tasuas husejniane, i gjithë Irani islamik është zhytur në zi.

Dita e nesërme, e shtunë 9 Muharrem 1439 h.k. që përkon me 30 shtator 2017, është dita e Tasuas husejniane. Zi mbajtësit husejnianë në mbarë Iranin  gjatë natës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme, tubohen në qendrat kryesore  fetare e veçanërisht në qytetet e shenjta Kom dhe Mashhad, ku organizojnë ceremoni të ndryshme fetare, duke mbajtur zi për martirizimin e hz. Abas Ali, vëllait të dashur të Imam Husejnit as, imami i tretë i myslimanëve shiitë të botës. Myslimanët shiitë në mbarë botën gjatë Tasuas dhe Ashurasë husejniane, organizojnë ceremoni zie duke shprehur dashurinë dhe besnikërinë e tyre ndaj prijësit të dëshmorëve Imam Husejnit (as) dhe shokëve të tij besnikë. Me kalimin e shekujve, tragjedia e Qerbelasë dhe martirizimi i Imam Husejnit (as) dhe i shokëve të tij besnikë, jo vetëm që nuk është harruar dhe nuk ka humbur rëndësinë, por mesazhi i Ashurasë është bërë më i gjerë dhe më aktual se kurrë. Dita e dhjetë e muajit Muharrem, është përvjetori i martirizimit të Imam Husejnit  (as), i cili u martirizua në Qerbela në vitin 61 h.k. Me rastin e Tasuas dhe Ashurasë husejniane, RTV i RII u shpreh ngushëllime të sinqerta të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës e drejtësidashës të botës.

 

Tags