Ministri i ekonomisë së Iranit takohet me ministrin e financave të Francës në Uashington
(last modified Sun, 15 Oct 2017 13:40:27 GMT )
Tetor 15, 2017 15:40 Europe/Tirane
  • Ministri i ekonomisë së Iranit takohet me ministrin e financave të Francës në Uashington

Ministri i ekonomisë dhe financave të Iranit në takim me ministrin e financave të Francës që u zhvillua gjatë punimeve të takimit vjetor të bankës botërore në Uashington, deklaroi gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për bashkëpunim të përbashkët në fusha të ndryshme.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Masud Kerbasian në takim me Bruno Le Maire, ministrin e financave të Francës, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve bankare mes Iranit dhe Francës dhe ka mirëpritur vendosjen e marrëdhënieve bankare mes të dy vendeve. Ministri i ekonomisë dhe i financave të Iranit gjithashtu deklaroi se shfrytëzimi i burimeve bankare për zbatimin e projekteve të përbashkëta është rrugë e përshtatshme për krijimin e më shumë rasteve në rrugën e bashkëpunimeve të përbashkëta mes Iranit dhe Francës. Bruno Le Maire, ministrin e financave të Francës, nga ana e tij në këtë takim theksoi nevojën dhe mbështetjen e vendit të tij ndaj marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi vendosmërinë e qeverisë së vendit të tij për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me Iranin. Ministri i ekonomisë dhe financave të Iranit i cili po qëndron në Uashington për të marrë pjesë në takimin vjetor të Bankës Botërore, deri më tani ka zhvilluar takime me ministrin e financave të Italisë, me ministrin për bashkëpunimeve ekonomike të Danimarkës, me ministrin e ekonomisë dhe financave të Indisë dhe me ministrin e financave të Afganistanit.

Tags