Donacioni i Liderit Suprem të Iranit për myslimanët e Mianmarit
(last modified Tue, 17 Oct 2017 17:09:12 GMT )
Tetor 17, 2017 19:09 Europe/Tirane
  • Donacioni i Liderit Suprem të Iranit për myslimanët e Mianmarit

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetollah Khamenei, të martën dhuroi fonde për refugjatët e Mianmarit.

Sipas faqes zyrtare të Liderit Suprem, pas raportit të Përfaqësuesit të Liderit Suprem, Abdulhusein Moezi mbi gjendjen katastrofike të myslimanëve të Mianmarit, Ajetollah Khamenei dhuroi 10 miliardë rialë (300 mijë dollarë) për të ndihmuar refugjatët myslimanë. Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit ka dërguar tashmë dy dërgesa të ilaçeve dhe ushqimeve në kufirin mes Bangladeshit dhe Mianmarit. Zyrtarët iranianë gjithashtu shprehën gatishmërinë e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit për të dërguar më shumë ndihma humanitare për myslimanët e zhvendosur Rohingia. Rreth 800,000 myslimanë Rohingia kanë ikur në Bangladesh që nga fillimi i dhunës së forcave ushtarake të Mianmarit kundër pakicës myslimane Rohingia më 25 gusht. Qeveria e Mianmarit ka qenë gjithashtu indiferente ndaj kritikave globale dhe kërkesave nga organizatat ndërkombëtare dhe opinioni publik botëror për ndalimin e dhunës kundër komunitetit mysliman në vend.

 

Tags