Velajeti: Plani për ndarjen e Irakut iu bashkua historisë
(last modified Fri, 20 Oct 2017 07:20:57 GMT )
Tetor 20, 2017 09:20 Europe/Tirane
  • Velajeti: Plani për ndarjen e Irakut iu bashkua historisë

Këshilltari i liderit suprem të revolucionit islamik për çështjet ndërkombëtare, ka thënë se plani për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku tashmë ka mbetur vetëm një faqe në histori.

Ali Akbar Velajeti, ka thënë: Pasiguria dhe problemet në veri të Irakut janë zgjidhur me pak mundim dhe pa gjakderdhje.  Forcat peshmerga të rajonit të Kurdistanit të Irakut në vitin 2014 morën nën kontroll provincën Kirkuk të pasur me naftë, duke shfrytëzuar situatën e krijuar në Irak pas sulmit të grupit terrorist ISIS. Këshilltari i liderit suprem pasi vuri në dukje angazhimin e Iranit për të ndihmuar Irakun në vendosjen e sigurisë theksoi: Irani është kthyer në boshtin e rezistencës në rajon i cili komplotet e Amerikës dhe të armiqve të islamit i neutralizon në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Tags