Arbaini Husejnit, simbol i unitetit të myslimanëve
(last modified Sat, 04 Nov 2017 14:35:52 GMT )
Nëntor 04, 2017 15:35 Europe/Tirane
  • Arbaini Husejnit, simbol i unitetit të myslimanëve

Mahmud Vaezi, shefi i zyrës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se epopeja e madhërishme e Arbainit Husejnit, është simbo i unitetit dhe solidaritet t për myslimanët shiitë dhe për botën islame.

Të enjten më 20 safar të vitit 1439 hixhri kameri që përkon me 9 nëntor të vitit 2017, është përvjetori i të dyzetave të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë. Për çdo vit me qindra pelegrinë iranianë shkojnë në Qerbela të Irakut për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit Husejnit. Mahmud Vaezi të premten në mbrëmje në takimin e shtabit të Arbainit në Khurramshar në jugperëndim të Iranit, vuri në dukje rrethanat e ndjeshme të rajonit dhe të Iranit dhe theksoi forcimin e unitetit kombëtar në Iran dhe tha: Populli i Iranit ka treguar se nëse armiku synon të godasë sistemin islamik, ai në mënyrë të unifikuar do të qëndrojë përball armikut".

Tags