Kasemi: Zarif do të shkojë në Moskë dhe Bruksel
(last modified Wed, 10 Jan 2018 07:11:15 GMT )
Janar 10, 2018 08:11 Europe/Tirane
  • Kasemi: Zarif do të shkojë në Moskë dhe Bruksel

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif do të shkojë për një vizitë në Moskë dhe në Bruksel.

Behram Kasemi, deklaroi se vizita e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Rusi bëhet në kuadër të kontakteve të vazhdueshme mes autoriteteve të Iranit dhe të Rusisë lidhur me marrëveshjen bërthamore. Zëdhënësi Kasemi gjithashtu njoftoi se ditën e enjte me ftesë të Federika Mogherini, shefi i diplomacisë iraniane, do të zhvillojë një takim në Bruksel me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë me të cilët dot ë diskutojë mbi zhvillimet e fundit në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Tags