Zv/ministri i Jashtëm iranian takohet me presidentin dhe ministrin e jashtëm të Sirisë
(last modified Sun, 04 Mar 2018 20:11:56 GMT )
Mars 04, 2018 21:11 Europe/Tirane
  • Zv/ministri i Jashtëm iranian takohet me presidentin dhe ministrin e jashtëm të Sirisë

Zv/ministri i Jashtëm iranian deklaroi se izolimi i terroristëve është një nga parimet kryesore në bisedimet e paqes në Astana.

Husein Xhaberi Ansari e bëri këtë deklaratë të dielën në takimin e zhvilluar në Damask me Ministrin e Jashtëm sirian Valid Mualem. Arritja e një zgjidhjeje politike dhe përfundimi i krizës në Siri nuk do të ishte i mundur nëse terroristët nuk do të luftoheshin, tha zv/ministri i Jashtëm iranian. Lufta kundër terrorizmit dhe bisedimet siriane-siriane janë në përputhje me dhënien fund të krizës siriane, shtoi Xhaberi Ansari. Gjithashtu, zv/ministri i Jashtëm iranian u takua në Damask edhe me presidentin sirian Bashar Asad. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, në këtë takim, të dy palët theksuan të drejtën e sirianëve për të vendosur të ardhmen e vendit të tyre pa ndonjë presion ose ndërhyrje të huaj. Zv/ministri i Jashtëm iranian dhe presidenti sirian  biseduan për zhvillimet e fundit në dialogun politik dhe nevojën e vazhdimit të bisedimeve ndërkombëtare të paqes në Siri.

 

Tags