Lideri Suprem i Iranit udhëheq namazin e Fitër Bajramit
(last modified Fri, 15 Jun 2018 06:06:17 GMT )
Qershor 15, 2018 08:06 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Iranit udhëheq namazin e Fitër Bajramit

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei udhëhoqi të premten lutjet dhe namazin e Fitër Bajramit në Teheran.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ceremonia filloi me këndimin e Kur'anit Famëlartë, dhe para se të falej namazi i Fitër Bajramit, u organizuan disa aktivitete të veçanta kulturore dhe fetare. Më pas, Ajetollah Khamenei udhëhoqi namazin e Fitër Bajramit në Teheran ku morën pjesë miliona besimtarë myslimanë iranianë si dhe funksionarë të lartë shtetërorë. Sot, e premte, në shumicën e vendeve islamike, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, është shpallur festa e Fitër Bajramit, një nga festat më të rëndësishme në Islam që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

 

Tags