Deklaratë e përbashkët e Mogherni dhe E3 për sanksionet amerikane kundër Iranit
Shefja e politikës së jashtme të BE dhe ministrat e jashtëm të Francës, Britanisë dhe Gjermanisë kritikuan veprimin e SHBA për të rifilluar sanksionet kundër Iranit.
Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, sot shprehu keqardhje në një deklaratë të përbashkët me ministrat e jashtëm të tre vendeve evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, për përsëritjen e sanksioneve të Iranit, njofton agjencia e lajmeve Mehr. Në këtë deklaratë thuhet: Ne jemi thellësisht të indinjuar nga rifillimi i sanksioneve kundër Iranit, të cilat janë rezultat i tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja gjithëpërfshirëse bërthamore. Marrëveshja bërthamore është kyç në Marrëveshjen për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe për sigurinë e Evropës, rajonit dhe të gjithë botës. Ne presim që Irani t’i përmbahet angazhimeve të tij bërthamore, ka thënë Mogherini. Në deklaratë thuhet: Heqja e sanksioneve bërthamore është pjesë e domosdoshme e marrëveshjes bërthamore dhe qëllimi saj është të ushtrojë ndikim pozitiv jo vetëm në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Iranin, por, më e rëndësishmja, në jetën e popullit të këtij vendi. Bashkimi Evropian është i vendosur të ruajë interesat ekonomike të evropianëve që bëjnë tregti të ligjshme me Iranin në përputhje me liget e BE dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit 2231. Për këtë arsye, për të mbrojtur kompanitë evropiane nga data 7 gusht do të fillojë zbatimi i ligjeve specifike për këtë çështje.