Imami i namazit të së premtes në Teheran: Ngjarja e Ashurasë, është logjikë pragmatike se si duhet jetuar
(last modified Fri, 21 Sep 2018 18:11:46 GMT )
Shtator 21, 2018 20:11 Europe/Tirane
  • Imami i namazit të së premtes në Teheran: Ngjarja e Ashurasë, është logjikë pragmatike se si duhet jetuar

Imami i namazit të së premtes në Teheran deklaroi se ngjarja e Ashurasë është logjikë pragmatike se si duhet jetuar njeriu dhe Imam Husejni (a.s.) është shëmbëlltyrë e popujve të Iranit, Irakut, Sirisë, Jemenit dhe Bahrejnit dhe u mëson burrërinë dhe dinjitetin të gjithë njerëzve liridashës të botës.

Khuxhetul Islam Muhamed Hasan Abu Torabi Fard në ceremoninë e namazit të së premtes në Teheran tha se logjika e Ashurasë është manifestuar edhe në logjikën pragmatike të mbrojtjes së lavdishme dhe mbrojtja e lavdishme u ka dhënë mësimin e rezistencës edhe popullit të Libanit, Irakut etj. në mënyrë që të rezistojnë kundër politikave hegjemoniste të arrogancës botërore. Abu Torabi Fard vuri në dukje edhe sjelljet e fundit të Trump, Netanjahut dhe Bin Selman kundër popullit të Iranit dhe deklaroi: “Eksperienca dhe e kaluara 4 dekadash e rezistencës së popullit të Iranit ndodhet përpara Amerikës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare ndërsa populli i Iranit ecën me hapa të palëkundur duke ndjekur rrugën e Imam Husejnit (a.s.)”. Imami i namazit të së premtes në Teheran vuri në dukje edhe shqetësimet e kryeministrit të regjimit sionist dhe tha: “Izraeli e di se po afrohet koha e shkatërrimit dhe zhdukjes së këtij regjimi”.

 

Tags