Larixhani: Armiqtë e Sirisë synojnë të ushtrojnë presione politike
(last modified Tue, 13 Nov 2018 17:57:43 GMT )
Nëntor 13, 2018 18:57 Europe/Tirane
  • Larixhani: Armiqtë e Sirisë synojnë të ushtrojnë presione politike

Kryetari i parlamentit të RII z. Ali Larixhani tha të martën se disa vende të cilat u përpoqën të shkatërronin Sirinë gjatë operacioneve ushtarake, tani po përpiqen të ushtrojnë presione politike.

Larixhani i bëri këto deklarata në një takim me kreun e grupit parlamentar të miqësisë Siri-Iran Mohammed Husein Raghib al-hussein. Bisedimet e Astanas janë në pikat e duhura dhe "shpresojmë që populli sirian të marrë atë që meriton", tha z. Larixhani. Të gjithë duhet të përfitojnë nga atmosfera aktuale ndërkombëtare në favor të kombit sirian, shtoi kryetari i parlamentit islamik të Iranit. Republika Islamike e Iranit nuk kursen asnjë përpjekje për të ruajtur dinjitetin e kombit dhe qeverisë siriane, tha ai. Shumë kompani iraniane janë të gatshme të luajnë rol të rëndësishëm në rindërtimin e Sirisë, tha Larixhani. Zyrtari sirian, nga ana e tij, tha se Irani dhe Siria kanë dëshmuar se janë simbol të paqes dhe miqësisë në botë. Armiqtë tanë kurrë jane te irrituar pasi kanë pësuar goditje të madhe në Siri, Irak dhe Jemen, tha ai. Ambasadori sirian në Teheran, Adnan Mahmud, i cili ishte i pranishëm në takim, tha se dokumenti i bashkëpunimit midis Iranit dhe Sirisë është shkruar dhe duhet të nënshkruhet nga të dyja palët për të nxitur dhe forcuar afinitetin ekonomik midis dy palëve.

 

Tags