Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit: Evropa nuk ka vullnet përball presioneve të Amerikës
(last modified Mon, 31 Dec 2018 13:24:41 GMT )
Dhjetor 31, 2018 14:24 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit: Evropa nuk ka vullnet përball presioneve të Amerikës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Evropa në veprim nuk ka vullnet përball presionit të Amerikës.

Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të hënën në konferencën për shtyp me gazetarë të huaj dhe iranianë, në lidhje me moskryerjen e ndonjë veprimi të veçantë për krijimin e mekanizmit financiar të quajtur SPV edhe pas kalimit të dy muajve nga afati i caktuar për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore par daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje, deklaroi: “Çështje të tilla si komplikimi dhe presioni jashtë mase i Amerikës mbi vendet e bashkimit Evropian, janë bërë shkak që negociatat të zgjasin më shumë”.

Kasemi tha: “Çështje e rëndësishme është vullneti politikë i Evropës për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, mirëpo në veprim evropianët kanë treguar se përball presionit të Amerikës nuk mund të bëjnë asgjë dhe deri më tani nuk kanë arritur brenda afatit të caktuar t’i kryejnë zotimet e veta”.

Kasemi theksoi: “Komplikimet e veçanta për krijimin e mekanizmit financiar, paaftësia e Evropës dhe presioni i Amerikës dhe gjithashtu hegjemonia e dollarit është bërë shkak që ky proces të vonohet për t’u vendosur në zbatim”.

Kasemi në vazhdim bëri të ditur edhe për zhvillimin e një takimi dhe bisedimeve të një delegacioni të Talibanëve me zv/ministrin e punëve të jashtme të Iranit në Teheran dhe tha: “Pas vizitës së Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit, javën e kaluar në Kabul dhe takimeve që ka zhvilluar ai me autoritetet e larta të Afganistanit, një delegacion i grupit Taleban ditën e kaluar ka arritur në Teheran dhe është takuar me një delegacionin iranian të kryesuar nga Sejed Abas Erakçi, zv/ministër i punëve të jashtme të Iranit”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit duke thënë se mbi 50% e territorit të Afganistanit ndodhet nën kontrollin e Talibanëve dhe duke marrë parasysh pasigurinë, destabilitetin dhe problemet që ekzistojnë në këtë vend, shtoi: “Përfaqësuesit e Talibanëve kanë shfaqur interesim për të biseduare me Iranin bisedimet janë zhvilluar me informimin e qeverisë së Afganistanit”.

“Qëllimi kryesor i bisedimeve të Iranit me Talibanët është gjetja e një rrugëzgjidhje për të lehtësuar dhe ndihmuar bisedimet mes grupeve afgane dhe qeverisë së këtij vendi për të çuar përpara procesin e paqes në Afganistan”,- shtoi Kasemi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimeve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë për procesin e negociatave të Astanasë për krizën në Siri, tha se për zgjidhjen e krizës në Siri janë bërë hapa të mëdha dhe procesi i negociatave do të vazhdojë deri në realizimin e qëllimeve kryesore të tij, do të thotë formimin e komitetit për hartimin e Kushtetutës së re të Sirisë.

 

Tags