Irani prezanton raketën me rreze të larta veprimi "Huvejze"
(last modified Sat, 02 Feb 2019 15:06:00 GMT )
Shkurt 02, 2019 16:06 Europe/Tirane
  • Irani prezanton raketën me rreze të larta veprimi

Ministri i Mbrojtjes së Iranit, Amir Hatami në ceremoninë e prezantimit të raketës së re theksoi se kjo është një raketë e cila plotësisht është prodhim vendor

 Irani prezantoi raketën kryqëzuese të prodhimit vendor "Huvejze" me rreze prej 1.350 kilometrash, transmeton agjencia e lajmeve IRNA.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ministri i Mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit Amir HatAmi në ceremoninë e prezantimit të projektilit të ri theksoi se kjo është një raketë e cila plotësisht është prodhim vendor.

Për sa i përket specifikave të raketës, gjeneral Hatami tha se kjo është një raketë me precizitet të lartë e cila fluturon ulët dhe ka rreze veprimi prej 1.350 kilometrash.

"Testimet janë kryer ndërsa raketa 'Huvejze' me precizitet ka goditur shënjestrat në një distancë prej 1.200 kilometrash", shtoi gjeneral Hatami.

Tags