Përurohet sistemi kundërajror i sofistikuar "15 Khordad" në Iran
(last modified Sun, 09 Jun 2019 11:59:27 GMT )
Qershor 09, 2019 13:59 Europe/Tirane
  • Përurohet sistemi kundërajror i sofistikuar

Sistemi i mbrojtjes kundërajrore "15 Khordad" i projektuar dhe prodhuar nga ekspertët iranianë, u përurua sot në Teheran.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit në ceremoninë e përurimit të sistemit të sofistikuar të mbrojtjes kundërajror "15 Khordad", deklaroi: "Ky sistem mund të identifikojë avionët luftarake dhe dronët sulmues në një distancë deri në 150 km dhe të shkatërrojë objektiva të tilla në distancë deri në 120 km".

Gjeneral Hatami në vazhdim tha: "Sistemi i sofistikuar i kundërajrore "15 Khordad" gjithashtu ka kapacitet për identifikimin e objektivave të fshehura në një distancë deri në 85 km dhe shkatërrimin e tyre në një distancë deri në 45 km. Karakteristikë tjetër e këtij sistemi të sofistikuar të mbrojtjes kundërajrore është goditja e objektivave dhe njëkohësisht mund të godasë dhe shkatërrojë 6 objektivave".

 

Tags