Larixhani: Është krijuar mirëbesim serioz mes Iranit dhe Rusisë
(last modified Tue, 15 Oct 2019 14:47:50 GMT )
Tetor 15, 2019 16:47 Europe/Tirane
  • Larixhani: Është krijuar mirëbesim serioz mes Iranit dhe Rusisë

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në takim me kryetaren e Parlamentit të Rusisë, deklaroi se është krijuar një mirëbesim serioz mes Teheranit dhe Moskës në lidhje me çështjet ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, ditën e hënë në takim me Valentina Matvijenko, kryetaren e Parlamentit të Rusisë, gjatë punimeve të konferencës së 141-të të Unionit Ndërparlamentar Botëror (IPU) në Beograd, theksoi: "Duke marrë parasysh politikën jashtë normave të presidentit amerikan Donald Trump në arenën ndërkombëtare, liderët e botës duhet të krijojnë më shumë besim mes njëri-tjetrit në mënyrë që nëpërmjet kësaj rruge të kurohen disa prej parregullsive të Donald Trump".

Nga ana e saj kryetarja e Parlamentit të Rusisë bëri të ditur qëndrimet e pandryshueshme dhe parimore të Rusisë ndaj Iranit dhe deklaroi: "Rusia është kundër prishjes së marrëveshjes bërthamore, për arsye se kjo ngjarje do të ketë shumë pasoja negative".

Valentina Matvijenko duke theksuar rëndësinë e dialogut në lidhje me çështjet ndërkombëtare, shtoi: "Veprimet e presidentit të Amerikës kanë shtuar tensionet në marrëdhëniet ndërkombëtare deri në atë masë sa që aktualisht kjo situatë është bërë alarmante".

 

Tags