Zarif: Teherani mirëpret çfarëdo iniciative për t'i dhënë fund luftës në Jemen
(last modified Mon, 21 Oct 2019 14:38:57 GMT )
Tetor 21, 2019 16:38 Europe/Tirane
  • Zarif: Teherani mirëpret çfarëdo iniciative për t'i dhënë fund luftës në Jemen

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Teherani mirëpret çfarëdo lloj iniciative për t'i dhënë fund luftës në Jemen, ndërsa theksoi se Republika Islamike e Iranit gjithnjë ka qëndruar përkrah popullit të Jemenit.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me kanalin televiziv Al Masira, tha: "Kontaktet me Emran Khan, kryeministrin e Pakistanit, në lidhje me situatën në Jemen, po vazhdojnë dhe Republika Islamike e Iranit do të bashkëpunojë me çfarëdo iniciative që bëhet për t'i dhënë fund luftës në Jemen".

Zarif gjithashtu deklaroi gatishmërinë e tij për të zhvilluar një vizitë në Arabinë Saudite me qëllim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në rast të krijimit të rrethanave përkatëse.

Vlen të theksohet se Emran Khan, kryeministri i Pakistanit, më 13 tetor, gjatë një vizite njëditore në Teheran, është takuar dhe ka biseduar me Ajetullah Khamenei, liderin suprem të Revolucionit islamik të Iranit, si dhe me Hasan Ruhani, presidentin e Iranit. Imran Khan dy ditë pas vizitës së tij në Iran, më 15 tetor ka shkuar në Arabinë Saudite.

 

Tags