Zarif takohet me Elham Aliev
(last modified Thu, 24 Oct 2019 07:05:10 GMT )
Tetor 24, 2019 09:05 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me Elham Aliev

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të grupit NAM në Baku të Azerbajxhanit, është takuar me Elham Aliev presidentin e Azerbajxhanit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, Zarif dhe Aliev në këtë takim diskutuan mbi zhvillimet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe dhe thellimin e mëtejshëm të tyre, si dhe për çështjet më të rëndësishme të rajonit dhe ato ndërkombëtare. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit më herët ka pasur takime të ndara me ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit, Irakut, Serbisë dhe me këshilltarin e sigurisë kombëtare të Afganistanit. Takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare në grupin NAM ka nisur punimet dje dhe do të vazhdojë deri sot në Baku kryeqytetin e Azerbajxhanit. Takimi i 18-të i krerëve të grupit NAM do të mbahet ditën e premte dhe të shtunë po në qytetin Baku. Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu do të marrë pjesë në takimin e krerëve të grupit NAM.

 

 

Tags