Zarif: Lëvizja drejt sundimit të ligjit në Siri ka filluar
(last modified Thu, 31 Oct 2019 09:06:58 GMT )
Tetor 31, 2019 10:06 Europe/Tirane
  • Zarif: Lëvizja drejt sundimit të ligjit në Siri ka filluar

Ministri i Jashtëm iranian pasi u kthye nga Gjeneva në një cicërim të tij në Teitter deklaroi: "Procesi i sundimit të ligjit në Siri ka filluar”.

Muhamed Xhavad Zarif shkroi në Twitterin e tij: Unë u ktheva nga Gjeneva dhe u takova me Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Turqisë dhe Përfaqësuesin Special të KB për Sirinë Geir Pederson në prag të hapjes së Komitetit Kushtetues Sirian. Ai shtoi: "Pas disa vitesh luftë shkatërruese, sundimi i ligjit ka filluar, falë procesit të Astanasë, e cila është një rrugë të vështirë përpara, por që alternativë tjetër nuk ka". Muhamed Xhavad Zarif, gjatë qëndrimit në Gjenevë mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve garantuese të procesit të Astanasë për zgjidhjen e krizës në Siri. Ai me këtë rast u takua me ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Rusisë si dhe me Geir Pedersen përfaqësuesin special të OKB për Sirinë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mori pjesë edhe në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm rus dhe atë turk. Shefi i diplomacisë iraniane gjithashtu pati një takim me zv/ministren e jashtme të Zvicrës dhe kryetarin e komitetit të politikave të jashtme në parlamentin e Gjermanisë. Ministrat e jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në një deklaratë përmbyllëse të martën në mbledhjen e tyre në Gjenevë të Zvicrës, theksuan nevojën për të ruajtur sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin e Sirisë. Takimi trepalësh i vendeve anëtare të procesit të Astanasë u mbajt të martën në Gjenevë, ku morën pjesë Ministri i Jashtëm Muhamed Xhavad Zarif, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Ministri i Jashtëm turk Mevlud Çavushoglu. Ministrat e Jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë pas takimit ranë dakord të riafirmojnë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin e Sirisë, duke rënë dakord që të vazhdojnë të punojnë së bashku deri në shkatërrimin përfundimtar të grupeve terroriste në Siri ".

Tags