Iranianët nuk i nënshtrohen kurrë forcës dhe imponimit
(last modified Sat, 02 Nov 2019 07:56:52 GMT )
Nëntor 02, 2019 08:56 Europe/Tirane
  • Iranianët nuk i nënshtrohen kurrë forcës dhe imponimit

Amerika edhe nëse sanksionon të gjithë burrat, gratë dhe fëmijët iranianë, iranianët kurrë nuk do t’i nënshtrohen forcës dhe imponimit.

Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif në reagim ndaj shtimit të terrorizmit ekonomik të qeverisë amerikane kundër popullit iranian e cila ka vendosur sanksione në sektorin e inxhinierisë dhe lëndëve që lidhen me aktivitetet bërthamor të Iranit. Muhamed Xhavad Zarif në reagimin e tij tha: Terrorizmi ekonomik amerikan ndaj punëtorëve të sektorit të ndërtimit është vetëm shenjë e dështimit të politikës së presionet të Uashingtonit. Amerika në vend që të bllokojë veten e saj akoma më shumë, duhet të heqë dorë nga politika te dështuara dhe të kthehet në marrëveshjen bërthamore. Donald Trump më 8 Maj 2018 pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj. Faza e katërt e uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore pritet të zbatohet më datë 6 nëntor të këtij viti.  

Tags