Zarif; ISIS kërcënim për rajonin e Azisë
(last modified Fri, 15 Nov 2019 08:10:46 GMT )
Nëntor 15, 2019 09:10 Europe/Tirane
  • Zarif; ISIS kërcënim për rajonin e Azisë

Elementët e ISIS në Afganistan kanë kryer operacione në Taxhikistan dhe në Armeni.

Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë një intervistë për agjencinë India Today. Shefi i diplomacisë iraniane ndër të tjera tha se grupi terrorist ISIS nuk është kërcënim vetëm për atë vend por për të gjithë rajonin. Ai është kërcënim kundër Iranit, Indisë, Pakistanit, Rusisë dhe kinës dhe vendeve të tjera që luftojnë terrorizmit. Të gjitha këto vende duhet të bashkohen pasi ISIS po transferon pajisjet dhe forcat e tij nga Iraku dhe Siria për në Afganistan, tha në fjalën e tij ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Në Afganistan ekzistojnë rajone dhe zona që janë burim shqetësimi për të gjitha vendet dhe ISIS nuk është kërcënim vetëm për këtë vend, tha në fjalën e tij Muhamed Xhavad Zarif. Hillari Klinton ish sekretare amerikane e shtetit në librin e saj të kujtimeve ka shkruar se Taleban, ISIS dhe Al Kaida janë krijuar nga Amerika. Më herët edhe vetë presidenti aktual Donald Trump ka thënë se Barack Obama dhe Hillari Klinton kanë krijuar ISIS-in.

Tags