Larixhani: Autoritetet amerikane duhet t'a lënë anash politikën e presionit maksimal
(last modified Sun, 01 Dec 2019 15:16:22 GMT )
Dhjetor 01, 2019 16:16 Europe/Tirane
  • Larixhani: Autoritetet amerikane duhet t'a lënë anash politikën e presionit maksimal

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se politika e presionit maksimal të Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit me padyshim se është metodë e gabuar dhe autoritetet amerikane duhet t'a lënë anash këtë politikë.

Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit ditën e diele në një konferencë për shtyp në përgjigje të një pyetje nga gazetari i CBS NEWS i cili pyeti se çfarë plani praktik ekziston për thyerjen e bllokadës së krijuar mes Iranit dhe Amerikës?, deklaroi: "Disa vende po bëjnë përpjekje për zhvillimin e negociatave mes Iranit dhe Amerikës dhe Teherani nuk i ka mbyllur dyert e negociatave, mirëpo kryesore është kjo që amerikanët duhet t'a kuptojnë se metoda e tyre në përballje me Republikën Islamike të Iranit, nuk është e drejtë".

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në lidhje me kritikat e Parlamentit Evropian ndaj Republikës Islamike të Iranit, tha: "Sjelljet e Evropës në disa fusha me të vërtetë nuk janë të drejta dhe përveç kësaj nuk ekziston kurrfarë arsye që edhe Irani të mendojë njësojë siç mendojnë evropianët. Rruga e negociatave mes deputeteve të Iranit dhe përfaqësuesve të Parlamentit Evropian nuk është mbyllur dhe ekziston rruga për dialog".

 

Tags