Larixhani: Diplomacia aziatike ka prishur aventurat e terroristëve dhe SHBA
(last modified Sun, 15 Dec 2019 07:51:00 GMT )
Dhjetor 15, 2019 08:51 Europe/Tirane
  • Larixhani: Diplomacia aziatike ka prishur aventurat e terroristëve dhe SHBA

Roli i Rusisë, Turqisë dhe Iranit në zgjidhjen e çështjes siriane është një shembull i efikasitetit të diplomacisë aziatike, e cila në masë të madhe ka prishur aventurat e përbashkëta të SHBA dhe terroristëve.

Ali Larixhani, Kryetari i Parlamentit të Iranit të shtunën në Asamblenë e 12-të Parlamentare Aziatike në Antalia të Turqisë, tha se diplomacia aziatike është një nga kapacitetet më të gjalla në skenën ndërkombëtare. Sjelljet armiqësore si lufta tarifore me Kinën, sanksionimi i Rusisë dhe Iranit, çështja e Turqisë dhe shantazhet e disa vendeve të rajonit, tregojnë se vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, nuk e tolerojnë ndryshimin e pozitës së Azisë. Larixhani tregoi disa veprime shkatërruese të SH.B.A.-së, përfshirë mbështetjen ndaj terroristëve dhe krijimin e paqëndrueshmërisë në rajon.  Vendosja e strukturave të biznesit, shkëmbimet e parave, traktatet ushtarake dhe të sigurisë dhe bashkëpunimet shkencore dhe teknologjike aziatike janë gjithnjë e më shumë të nevojshme, tha kreu i legjislaturës iraniane i cili shpresoi duke thënë: Me miratimin e rezolutës së propozuar nga Irani, parlamentet e Asamblesë Parlamentare Aziatike do të jepet një mesazh të qartë në mbështetje të ligjshmërisë bazuar në elementë të mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe interesit të përbashkët në nivel rajonal dhe madje global dhe më shumë se kurrë, promovojnë multilateralizëm.

Tags