Irani paralajmëron për sjelljen e padrejtë të Evropës në marrëveshjen bërthamore
(last modified Sun, 19 Jan 2020 13:39:21 GMT )
Janar 19, 2020 14:39 Europe/Tirane
  • Irani paralajmëron për sjelljen e padrejtë të Evropës në marrëveshjen bërthamore

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se në rast të sjelljes së padrejtë të Evropës në shfrytëzimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore, Irani do të marrë vendim serioz në bashkëpunimin me ANEA-në.

Gjermania Anglia dhe Franca të martën e kaluar me anë të një deklarate të publikuar në Bruksel, kanë aktivizuar mekanizmin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në seancën plenare të ditës së diele në Parlamentin e Iranit, vuri në dukje veprimin e tre shteteve evropiane për aktivizimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore dhe deklaroi: "Një prej ministrave të punëve të jashtme të vendeve evropiane në mënyrë të qartë ka deklaruar se Amerika ka kërcënuar evropianët që nëse nuk e shfrytëzojnë mekanizmin Mashe, do t'i shtojë tarifat për importin e automjeteve në Amerikë me 25%. Është për të ardhur keq që Amerika e ka detyruar një vend të fuqishëm evropian për të treguar sjellje poshtëruese dhe të padrejta. Në radhë të parë duhet të kujtojmë se shtetet evropiane nuk kanë zbatuar zotimet e tyre në marrëveshjen bërthamore dhe tani ka kaluar më shumë se një vit nga sjelljet armiqësore të Amerikës në marrëveshjen bërthamore, ndërkohë që Evropa po mjaftohet vetëm me deklarata. Megjithatë, Irani do të marrë veprime të duhura dhe adekuate ndaj veprimeve të evropianëve".

 

Tags