Zarif: Gjeneral Sulejmani figurë e lartë dhe shembull i rezistencës
(last modified Tue, 21 Jan 2020 07:42:12 GMT )
Janar 21, 2020 08:42 Europe/Tirane
  • Zarif: Gjeneral Sulejmani figurë e lartë dhe shembull i rezistencës

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me homologun e tij venezuelas deklaroi se gjeneral Kasem Sulejmani ishte një prej figurave më të larta të revolucionit jeta e të cili është shembull inspirues për rezistencën.

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë u takua me Jorge Arreaza ministër i jashtëm i Venezuelës. Në këtë takim ai shprehu keqardhjen për rrëzimin e avionit ukrainas në Teheran dhe theksoi veprimet e shpejta të Iranit për tu krijuar lehtësimeve vendeve që janë prekur nga ky aksident. Jorge Arreaza në këtë takim shprehu keqardhje dhe ngushëllime për martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmanit dhe për viktimat e avionit ukrainas në Teheran dhe lidhur me ndikimin e lajmit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmanit tek popujt dhe të rinjtë kudo në botë deklaroi; Për nder të këtij martiri të madh, marrëdhëniet mes Iranit dhe Venezuelës duhen shtuar edhe më shumë. Dy ministrat e jashtëm të Iranit dhe Venezuelës diskutuan për bashkëpunimet bilaterale dhe çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Ministri i jashtëm i Venezuelës në krye të një delegacioni të lartë ditën e dielë arriti në Teheran për tu takuar me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif, si dhe me funksionarë të tjerë të Iranit.

Tags